Title: "DaShUrIaAaA"
Category: in love
Blog Entry: "DaShUrIaAaA" Para shumë e shumë kohrave, në lashtësi pra, ekzistonte një ishull, në të cilin jetonin të gjitha ndjenjat e njerzëve "Vullneti", "Vajtimi", "Dituria",... e keshtë me rradhë të gjitha ndjenjat. Në mesin e tyre edhe "Dashuria". Një ditë prej ditësh u hap lajmi se ishulli ku banonin këto ndjenja do të fundoset. Pra të gjithë i pregaditën anijet e veta dhe e lëshuan ishullin. Vetëm dashuria donte të priste deri në momentin e fundit. Por para se ishulli të fundoset, "Dashuria" thirri për ndihmë. "Pasuria" kaloi para "Dashurisë" me një anije luksoze. "Dashuria" e pyeti: "Pasuri, a mundesh t'më marrish me vete"?"Pasuria" u përgjigjë: "Jo, nuk mundem. Në anijen time kam shumë ar dhe argjend, nuk ka aty vend për ty". "Dashuria" e pyeti "Krenarinë", e cila lundëronte shumë afër me një anije të bukur: "Krenari, a mundesh të më marrish në anijen tënde"? "Krenaria" u pergjigj: "Dashuri, nuk mundem me të marrë me vete, këtu është gjithçka perfekt. Ti mundesh ta dëmtosh anijen time" "Dashuria" iu lut edhe "Mërzisë""Mërzi, a më marrish në anijen tënde"?"Oh "Dashuri" , unë jamë shumë e mërzitur dhe dua të rij vetë" Edhe "Gëzimi" kalojë pranë dashurisë, por ai ishte shumë i gëzuar sa që nuk i ndëgjoi thirrjet për ndihmë të "Dashurisë". Kur papritmas një zë foli: "Eja Dashuri, unë të marrë me vete". Ishe një zë i vjetër që foli. Dashuria u gëzua aq shumë sa që harroi ta pyes moshën dhe emrin e tij që e ndihmoi Kur mbëritën në kontinent, zëri i vjetër vazhdoi rrugën. Dashuria e kuptoi se i kishe shum borxh asaj ndjenje me atë zë të vjetër, dhe e pyeti papritmas Diturinë:"Dituri, a mundesh të më tregosh se kush ishte ai që më ndihmoi?""Ishte Koha ajo që të ndihmoi", u përgjigj Dituria"Koha?", pyeti Dashuria. "E pse më ndihmoi Koha?"Dituria u përgjigj: "Sepse vetëm Koha e kupton, se sa e rëndësishme është Dashuria në jetë" Dhe Vetëm Koha (Me (k) Të Vogël Tash) Do Të Të Tregoj Se Sa E Rëndësishme Është Dashuria Ime Për Tyy...!!!
VIEW FULL VERSION: Link